Ballina Aktualitet Lushnje, prodhimi bujqësor në kanal, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit (VIDEO)

Lushnje, prodhimi bujqësor në kanal, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit (VIDEO)

Pavarësisht sensibilizimeve të shpeshta, zgjidhja për prodhimet bujqësore të stinës vazhdon të mungojë. Në zonat fushore të Lushnjes, Fierit apo edhe Beratit, prodhimet bujqësore vijojnë të hidhen nëpër kanale.

Domatet, kastravecat dhe specat nuk shiten, ose edhe kur shiten, çmimi është shumë i ulët dhe nuk mbulon koston. Kanalet tani janë mbushur plot me perime të hedhura ngado, ndërsa nëpër serra nuk punon më askush, as për vjelje dhe as për të rimbjellë.

Ky fenomen i këtij viti ka ndikuar në dobësimin e ekonomisë së fermerëve. Tani në Berat, Lushnjë apo Fier, në këtë zonë të dalluar për prodhimtarinë e perimeve, serrat nuk po punohen. Padyshim që efekti do të ndjehet në sezonin tjetër të prodhimit, që pritet të ndikojë si tregun, ashtu edhe eksportin.