Ballina Kronikë Lushnje, Policia e Shtetit merr në mbrojtje personin e plagosur në atentat

Lushnje, Policia e Shtetit merr në mbrojtje personin e plagosur në atentat

Saimir Taullau, i cili ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri në Lushnjë, është larguar nga spitali, i shoqëruar nga efektivat e Policisë së Shtetit dhe aktualisht vendndodhja e tij nuk dihet. Sipas raportimeve, mbrëmë ai ka marrë mjekim në Spitalin “Ihsan Çabej” të Lushnjes për një plagë në kokë dhe një plagë tjetër në shpatull, dhe po mbrëmë është larguar nga spitali.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona lidhur me atentatin ndaj Saimir Taullaut, por ende nuk ka të arrestuar. Njëkohësisht, për rastin në fjalë, janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokalin ku i bënë atentat 47-vjecarit.