Lushnje, përplas për vdekje burrin me biçikletë, pranga shoferit nga Tirana

34

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Lushnje–Fier. Sipas policisë, 52-vjeçari B. S., banues në Tiranë, duke drejtuer kamionin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N. N., 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Sakaq, policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit, shoferin nga Tirana.

“Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B. S., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N. N. ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor,” – njofton policia.