Ballina Aktualitet Lushnje, kryedemokrati Basha: Nuk jemi të varfër por të vjedhur

Lushnje, kryedemokrati Basha: Nuk jemi të varfër por të vjedhur

Kreu i PD-së Lulzim Basha, po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Lushnjes. Kryedemokrati Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e këtij qyteti u tha se ata nuk janë të varfër por të vjedhur. Basha nuk kurseu edhe premtimet, ndërsa u shpreh se nëse kthehen subvencionet e biznesit qyteti do të marrë frymë më në fund.

“Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjën nga lista e qyteteve.

Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesin  dhe me çmime që favorizojnë binzesin, Lushnja do të marrë sërish frymë. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare. Kjo varfëri është rezultat i vjedhjes që bën qeveria,” – tha kryedemokrati Basha.