Ballina Kronikë Lushnje, kapet i riu që rrëmbeu ish-bashkëshorten dhe e mbante peng në...

Lushnje, kapet i riu që rrëmbeu ish-bashkëshorten dhe e mbante peng në Durrës

Një 28 vjeçar nga Karbunarë e Lushnjes ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Policia e qytetit u vu menjëherë në lëvizje pas denoncimit të babait të vajzës, i cili informoi se ish-dhëndri kishte shkuar në banesën e tij në fshatin Zhamë të Lushnjes dhe i kishte marrë me forcë të bijën.

“Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale,”- sqaroi sot policia pas arrestimit të tij.