Lushnje, gjendet i vrarë pronari i një lokali, Policia e Shtetit nis hetimet

0
1

Pronari i një lokali në qytetin e Lushnjës është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm, pikërisht brenda lokalit të tij. Sipas burimeve paraprake policore, viktima është shtetasi Enver Boriçi, 52 vjeç.

Ai është gjetur i pajetë rreth orës 07:45 minuta të mëngjesit. Deri tani mësohet se viktima është gjetur i vrarë me plumb në kokë, por koha e ekzekutimit ende nuk është përcaktuar.

Pak kohë më parë, Enver Boriçi kishte vuajtur një dënim me tre vite burg për veprën penale të pjesëmarrjes në një grup kriminal, ndërkohë që vëllai i tij, Arben Boriçi, vuan dënimin e përjetshëm për të njëjtën vepër penale.