Ballina Aktualitet Lushnje, Basha takohet me strukturat e PD: 85 përqind e shqiptarëve kërkojnë...

Lushnje, Basha takohet me strukturat e PD: 85 përqind e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e madh

Lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me strukturat e degës së Partisë Demokratike në Lushnje, ku vuri theksin te dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit. “Detyroi me dhunë dhe presion me bukën e gojës mijëra punonjës administrate dhe mori atë që meritonte prej tyre, – tha Basha. – Refuzim dhe mesazh të qartë që duhet të largohet, dhe do largohet për të çliruar edhe punonjësit publik nga presioni me bukën e gojës.”

Basha theksoi mesazhin se tashmë 85 përqind e shqiptarëve kërkojne ndryshimin e madh, që nis me largimin e Edi Ramës.

“85 përqind e qytetarëve treguan se e refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe se duan ndryshimin, – nënvizoi lideri demokrat Basha. – Ata duan jo thjesht të iki një parti dhe të vijë një tjetër. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama të mos përsëritet më kurrë.”