Ballina Aktualitet Lushnjë, atentati ndaj Taullaut, autorët vrasës me pagesë si afroheshin dot më...

Lushnjë, atentati ndaj Taullaut, autorët vrasës me pagesë si afroheshin dot më afër se ishte i shoqëruar

Pak ditë pas atentatit që i’u bë biznesmenit Saimir Taullau jashtë lokalit të tij në Lushnjë, këto ngjarje lidhen me prishjen e pazareve të drogës. Kjo ngjarje vjen pasi në Lushnjë kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, përfshirë këtu edhe vrasjen e Xhulio Shkurtit.

“Lushnja u ekspozua në 2017, ku u eksekutua Xhulio Shkurti. Fatmirësisht në këtë ngjarje ka patur vetëm të plagosur. U identifikuan autorët por nuk u arrestua njeri. Bilanci ishte tragjik. Humbi jetën Zamir Latifi dhe një tjetër, ishin totalisht të pafajshëm. Të dyshuarit janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kanë qenë në burg për vrasje dhe rrëmbim personi. Problematikat e hetimit janë të tilla, janë siguruar pamje të bizneseve, por nuk është identifikuar njeri. Autorët janë financuar nga një grup biznesmenësh, janë kontraktuar për ngjarje që ndikojnë në situatën në Lushnjë. Kontrollin e merr i njëjti grup personash që ka kryer atentate edhe në Fier e Vlorë, po ashtu në Shijak dhe Vlorë.”

Gazetari ka thënë se autorët që donin të vrisnin Taullaun nuk i’u afruan dot nga afër pasi biznesmeni ka qëndruar i mbrojtur nga persona të tjerë që e shoqërojnë, por edhe sepse në lokalin e tij ka patur kamera.
Mosreagimi dhe moskapja e tyre ka bërë që pala tjetër, në pamundësi për të goditur autorët, godet ata që dyshojnë se janë pas tyre. Kësaj here ka qenë objektivi Saimir Taullau. Për shkak të dyshimeve se një krah është kapur, kjo ka bërë që ata të jenë të paprekshëm. I vëllai i tij u vra në 2005. Vrasja kishte autor Leonard Priftin që u vra në vend. Kur po festohej fitorja e PD, Prifti ekzekuton Baki Taullaun dhe pas tij u vra dhe ai.

Situata në Lushnjë ka lidhje me bandat narkotike. Kemi një situatë të re në atë qytet. Është e habitshme se si i’u afruan biznesit, se ruhet nga njerëz dhe kamera. Ai e di shumë mirë se mund të jetë objektiv i ngjarjeve që mund të vijojnë. Palët kanë dashur t’a zgjidhin vetë. Dyshohet se autorët janë persona të kontraktuar, e kanë patur shumë të vështirë që t’i afroheshin për të patur “sukses”, pasi mund të hasnin në reagimin e personave që mbrojnë Taullaun. Ngjarjet përsëriten në mënyrë periodike.

Në Lushnjë ka një treg të fortë ku zhvillohet trafiku i heroinës dhe kokainës. Ai theksoi se nëse nuk do të ndërhyhet të tjera ngjarje kriminale do të ndodhin në këtë qytet.