Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë.
Aksidenti është rregjistruar rreth orës 11:10, në fshatin Kolonjë, Lushnje.
Sipas policisë, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka aksidentuar shtetasen F. M., 62 vjeçe e cila ndodhet ne Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet gjendja e fundit shëndetësore e të aksidentuarës.
Është shoqëruar drejtuesi i mjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.