Lushnje, aksident rrugor, humb jetën i riu 28-vjeçar

17
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pasojë vdekjen e një të riu. Policia e Shtetit njofton se një automjet i tipipt Land Rover ka dalë nga rruga në aksin Fier-Lushnje, ku për pasojë ka mbetur viktimë 28-vjeçari M. R., që ishte pasagjer në automjet.

Ndërkohë, në aksident është plagosur dhe shoferi i automjetit, 31-vjeçari Z. H., i cili është transportuar në Spitalin Universitar të Traumës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25 minuta, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Kolonjë.