Ballina Aktualitet Lushnje, aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të plagosur

Lushnje, aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident, në rrugën Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Shoferit, ku automjeti i tipit Mercedes-Benz me drejtues shtetasin M. Sh., 22 vjeç, banues në Hysgjokaj të Lushnjes, është përplasur me një tjetër automjet të tipit Mercedes-Benz me drejtues shtetasin B. Sh., 31 vjeç, edhe ky banues në Hysgjokaj të Lushnjes. Njëri nga automjetet, si pasojë e përplasjes, ka ndërruar drejtim, duke goditur një automjet tjetër me drejtues shtetasin G. Q., 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e aksidentit humbur jetën në vend shtetasi K. Sh., 18 vjeç, banues në Hysgjokaj të Lushnjes, i cili ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga shtetasi M. Sh. Gjithashtu, dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, respektivisht shtetasit M. Sh. dhe G. Q., të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.