Lushnjari rrezikon të mbytet në Durrës, e shpëton policia

44

Policia bën me dije se sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar në zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë  futur në det  dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur  nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.