Lushnja e Fieri nën “lupën” e OFL! U dërgohen formularët 4 të rrezikshmëve

39
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Latif Gurgurit, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.