Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë është kapur në një banesë ku qëndronte një familje shqiptare.
Plot 35 kilogramë e 700 gramë u gjetën nga policia në provincën e Lodit.
Familja shqiptare përbëhet nga prindërit dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve 17 vjeç.
Në momentin e kontrollit nga policia, në shtëpi ishte vetëm djali i vogël.
Sipas autoriteteve policore italiane, droga ka një vlerë prej 1 milion, ndërsa policia ka nisur një proces hetimore për të zbardhur bashkëpunëtorët e këtij trafiku droge.
Article bottom Rectangle3