Lulzim Basha mbledh grupin e PD-së pak minuta para seancës parlamentare

22

Sot nis seanca e radhës në Kuvend. KryetariLulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike në Selinë Blu këtë të enjte në orën 09:30, vetëm pak para nisjes së seancës parlamentare që do të mbahet në orën 10:00.

Në seancën parlamentare të ditës së sotme do të diskutohet për ndryshimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për vaksinat Covid-19.

Seanca që do të nisë në orën 10:00, pritet të sjellë dhe debate mes palëve, ndërsa kjo marrëveshje është mbajtur e fshehtë nga ana e qeverisë, nën petkun e sekretit tregëtar.

Në seancën e sotme pritet që të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili dje ka qenë pjesë e samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.