Ballina BOTA Luksemburg, GJED: Britania e Madhe mund të vendosë vetë për Brexit

Luksemburg, GJED: Britania e Madhe mund të vendosë vetë për Brexit

“Britania e Madhe mund të vendosë vetë për të hequr dorë të largohet nga Bashkimi Evropian pa patur nevojë për garancinë e shteteve të tjera anëtare,” – njoftoi sot Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJUE), një fitore për britanikët që janë kundër idesë së Brexit.

Një shfuqizim i tillë i vendosur në përputhje me rregullat kushtetuese, do të kishte si efekt që Britania e Madhe do të qëndronte në Union me kushte të pandryshueshme për sa i përket statusit të saj si shtet anëtar.

Gjykata me seli në Luksemburg, me kërkesë të paraqitur nga gjykata skoceze shprehu vazhdimin e qëndrimit të avokatit të përgjithshëm më 4 dhjetor.

Vendimi vjen një ditë para votimit vendimtar të së martës në Parlamentin britanik mbi marrëveshjen e Brexit, objekt i negociatave të vështira prej mëse 17 muajsh midis Londrës dhe BE-së, të arritura në fund të nëntorit.