Ballina Kronikë ‘Lugina’ asgjëson 60 kubikë me kanabis në Tiranë, arrestohet kultivuesi

‘Lugina’ asgjëson 60 kubikë me kanabis në Tiranë, arrestohet kultivuesi

-Goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit. Në luginën e fshatit Dorëz u gjetën dhe u asgjësuan 60 kubikë dhe fidanë me kanabis në një objekt të përshtatur si banesë. Përveç 60 kubikëve janë gjetur edhe disa rrënjë që ishin kultivuar në luginë.

Në kuadër të operacionit “Lugina” u arrestua në flagrancë kultivuesi Xhenali Vellku 40-vjeç, banues në Tiranë. Në muajin e fundit thuajse në të gjitha qarqet e vendit janë goditur tentativa të kultivimit të kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.