Ballina Aktualitet Luftëtari në gjysmëfinale pas 37 vitesh, Partizani “lan duart” me Kupën

Luftëtari në gjysmëfinale pas 37 vitesh, Partizani “lan duart” me Kupën

Luftëtari mposhti Partizanin me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar kështu në raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë pas plot 37 vitesh.

Pas triumfit në sfidën e parë, skuadra e trajnerit Ahmataj arriti një tjetër sukses në shtëpi, falë golit të Dungës me 11-metërsh, duke u konfirmuar kështu, “macja e zezë” e të kuqve në ndeshjet e zhvilluara në Gjirokastër.

22-vite ka pa fituar Partizani ndaj bluzinjve në transfertë. Pas triumfit ndaj Partizanit, Luftëtari do të ndeshet me Skënderbeun në gjysmëfinale, i cili u kualifikua pa luajtur, për shkak të dënimit të Kamzës.