Ballina BOTA Lufta kibernetike, tre vendet e mëdha nuk nënshkruajnë marrëveshjen

Lufta kibernetike, tre vendet e mëdha nuk nënshkruajnë marrëveshjen

Kina, Rusia dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen ndaj luftës kibernetike, dhe kjo reflekton rezistencën e tyre për përcaktimin e standardeve për armët kibernetike që janë shndërruar në armët e luftërave moderne.

“Ne na nevojiten norma për të evituar një luftë në hapësirën kibernetike që do të ishte me të vërtetë katastrofike,”- tha Jean Yves le Drian, ministri i jashtëm francez.

Ndërsa 51 shtete, përfshirë të gjitha vendet anëtare të BE, kanë premtuar se do të mbështesin një marrëveshje të re ndërkombëtare që do të vendoste standarde mbi armët kibernetike dhe përdorimin e internetit.