Ballina Aktualitet Lufta e Ftohtë, BBC libër fotografik mbi bunkerët shqiptarë

Lufta e Ftohtë, BBC libër fotografik mbi bunkerët shqiptarë

BBC ka publikuar sot një artikull kushtuar bunkerëve shqiptarë të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Fotografi Robert Hackman ka krijuar një libër fotografik, që dokumenton shumë bunkerë të tillë të ndërtuar ndërmjet viteve 1975-1989 në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Llogariten deri në 500 mijë të tillë; disa prej bunkerëve janë braktisur, ndërsa disa të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, plevica, ura e deri dhe depo uji.

Gjatë viteve të pasigura të Luftës së Ftohtë, kur kombet përgatiteshin për mundësinë e një lufte bërthamore shkatërrimtare, diktarori shqiptar Enver Hoxha e bindi vendin se bota e jashtme dëshironte ta përmbyste shtetin e tyre komunist.

Në vend që të prodhonin pajisje teknologjike, bunkerët u prodhuan në masë. Libri i Hackman i quajtur “Metamorphosis” i tregon bunkerët si duken sot.

Hacman thotë: “Fabrikat e betonit në çdo bashki filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë që nga viti 1976 deri në 1989. Një punëtor që intervistova më tha se fabrika ku ai punonte kishte tre turne që ndërroheshin çdo tetë orë. Secili turn bënte pjesë të ndryshme në mënyrë që asnjë palë të mos i dinte detajet e sakta të ndërtimit të bunkerëve që ata prodhonin. Një tjetër inxhinjer, i fushës përgjegjëse për ngritjen e bunkerëve, më informoi se ai punonte 10 orë në ditë dhe çdo ditë për dhjetë vjet.” thuhet më tej në libër.

Image

Image