Ballina LAJME Lubonja: Rama kërkon të eleminojë opozitën me ndihmën e ndërkombëtarëve

Lubonja: Rama kërkon të eleminojë opozitën me ndihmën e ndërkombëtarëve

Rama me deklaratat e fundit që bën, presionon opozitën e vendit duke pasur me vete fuqinë e ndërkombëtarëve.

“Rama thotë se i përfaqësoj unë edhe shumicën, edhe opozitën. Mirëpo, kjo maxhorancë nuk përfaqëson dot popullin. Kjo nuk është demokraci, kjo është një kthim pas i medaljes në regjimin e monoklaturës. Në thelb kjo është situata, tani kemi sistemin e monoklaturës të oligarkëve. Për të zgjidhur krizën, se di, por në horizont nuk duket gjë.

Rama e vazhdon linjën e tij. Vazhdon që të godasë opozitën, duke thënë se shtie me shishe benzine, një gjuhë tepër e ashpër. Me këtë gjuhë ndaj elementëve opozitarë, Rama do ta eliminojë opozitën. Me këtë gjuhë flet. Tani ka me vete edhe ndërkombëtarët dhe do eliminimin e opozitës. Me gjuhën e Ramës s’mund të ketë dialog. Duket qartë se Rama e presionon opozitën për ta eliminuar dhe këtë e bën me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.