Ballina KULTURË Lubjanë, koncert me muzikë shqiptare

Lubjanë, koncert me muzikë shqiptare

Grupi “Saz’iso” i polifonisë së Shqipërisë së Jugut, prezantoi për publikun e pranishëm në sallën Linhartova Dvorana në Cankarjev Dom, Lubjanë, muzikën dhe këngën shqiptare.

Donika Pecallari, Adriana Thanu, Robert Tralo, Aurel Qirjo, Teland Feto, Agron Murati, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta me interpretimet e tyre shënuan një veprimtari promovuese të artit e muzikës shqiptare.

Në gati të gjitha interpretimet muzikantët shqiptarë u shoqëruan nga publiku i pranishëm në sallë. Këngët dhe vallet vazhduan edhe pas përfundimit të koncertit, me pjesëmarrjen e sllovenëve dhe shqiptarëve të pranishëm.

Me koncertin e mbrëmjes, grupi “Saz’iso”, tashmë pas vendeve të tjera të Europës, u prezantua edhe në Slloveni, duke lënë mbresa dhe duke afruar më shumë dy popujt.

Koncerti i grupit “Saz’iso” përfaqëson veprimtari kulmore në kuadrin e shumë ngjarjeve kushtuar artit dhe kulturës shqiptare gjatë muajit nëntor në Slloveni.