Ballina Showbiz Luana Vjollca uron Shën Valentinin me një look të ri

Luana Vjollca uron Shën Valentinin me një look të ri

Luana Vjollca ka uruar fansat pak pas mesnate për ditën e të dashuruarve, 14 Shkurtin, përmes një fotoje nga klipi i ri që ende nuk ka dalë në treg.

Moderatorja ka publikuar një imazh të shkëputur nga klipi dhe pak tekst nga kënga romantike që pritet të publikohet shumë shpejt:

“Afër ty me t’pas.. krejt t’i kisha fal. Gëzuar ditën e Shën Valentinit,” – shkruan moderatorja bashkangjitur fotos së saj sensuale. 

Ai që na ra në sy është look-u i ri i këngëtares, e cila është kthyer sërish brune për xhirimet e klipit të ri muzikor.

Herën e fundit që foli për këngën e re, moderatorja tregoi se dëshiron t’u vjedhë zemrën edhe turqisht folësve. Kënga e re mendohet se titullohet “Gyle Gyle” që në shqip ka kuptimin “Mirupafshim” dhe muzika ka ritme orientale.