Ballina Politikë LSI, Vasili: Projekt-buxheti 2019, vjedhje gjigande

LSI, Vasili: Projekt-buxheti 2019, vjedhje gjigande

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kreu i Lëvisjes Socialiste Për Integrim Petrit Vasili është shprehur për projekt-buxhetin 2019.

Sipas tij ky buxhet është shkatërrimtar për ekonominë e familjeve shqiptare ndërsa favorizon oligarkët dhe nuk ka asnjë lajm të mirë për të varfrit e asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim por 40 milionë dollarë taksa më shumë, ndaj e quan vjedhje gjigande.

“Buxheti i shkollëpakësisë dhe hajdutërisë.

Buxheti i 2019 po “shëtit” nëpër komisionet parlamentare,po bën adetin apo qoken si prelud i vjedhjes gjigande te radhes.

Shkollëpakësia ka ndërtuar një buxhet mediokër e shkatërrimtar si ditë e zezë për ekonominë e mijra familjeve shqiptare,ndërsa hajdutëria ka ndërtuar një buxhet si ditë e bardhë për oligarkët bashkëklient të pushtetit.

Asnjë element vizionar, asnjë shpresë për ulje te pabarazisë shoqërore, asnjë lajm i mirë për të varfërit, asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim, asgjë për bujqësine, taksa më të larta,”- u shpreh Vasili në hapjen e postimit të tij.