Ballina Aktualitet LSI, Vasili: Pazari i Ramës me kufijtë, rrezik i madh për Ballkanin

LSI, Vasili: Pazari i Ramës me kufijtë, rrezik i madh për Ballkanin

Gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se kryeministri Edi Rama po rrezikon me pazare politike integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vasili tha se përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje pafund në të shkuar dhe  në këtë lojë rrezikohet edhe stabiliteti i Shqipërisë, Kosovës dhe vetë rajonit. Ai gjithashtu theksoi se me këto veprime fundi i mazhorancës është afër.