Ballina LAJME LSI, Vasili: Kriza e qeverisjes është pa kthim

LSI, Vasili: Kriza e qeverisjes është pa kthim

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeverisja aktuale po shkatërron ekonominë e vendit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare të “Facebook”, shprehet se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë në këtë mënyrë edhe premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Vasili ndër të tjera shkruan se me ironi, se avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si vetë qeveria.

“Avokatia asgjë e një qeverisje hiçgjë!!

Kriza e qeverisjes është pa kthim.

Pa prioritete,pa vepra,pa asnjë ideologji, me zhbërjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi në programet e saj të qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista, qeverisja ka arritur më shumë shpejtësi në stacionin e fundit.
Pa asnjë identitet sektorial të qeverisjes, me një varfëri të mjerë të personaliteteve, me mungesën ulëritëse të profesionalizmit, me shitjen thjesht të imazheve pa asnjë përmbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim.

E bazuar mbi negativizmin, logjikën e dënimeve, që mbjellin frikë, rrënuese e optimizmit, mosmarrëse e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e dështimeve, e paaftë të drejtojë dhe e dorëzuar tek PPP korruptive, qeverisja sot është shndërruar në problemin madhor të frenimit të ekonomisë së vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, që thellohet rrezikshëm drejt një konflikti violent social.
Avokatia e disave për këtë qeverisje është e njëjtë me atë të shpresës së një kufome që ka dhënë shpirt do të ngjallet sërish.

Akoma më vulgare është avokatia e me demek ndryshimeve mbarëpopullore që Kryeministri më antipopullor po dashka që të bëjë.
Këto ndryshime në qeveri janë njëlloj si t’i ndryshosh kufomën kostumin duke harruar që ajo sërish kufomë mbetet.

Avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si ato.
Avokatia e agonisë së një qeverisje të marrë fund është shërbimi më i keq që mund t’i bëhej asaj, sepse e bën edhe atë qesharake sa më s’bëhet edhe avokatet e saj kufoma njëlloj si ajo.,” – ky ka qenë edhe statusi i plotë i tij në “Facebook”.