Ballina Aktualitet LSI, Vasili: Festa të trishta që nuk i meritojmë

LSI, Vasili: Festa të trishta që nuk i meritojmë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e quan festën e ndërrimit të viteve këtë herë të trishtë për shqiptarët dhe sipas tij fajtorët janë para nesh.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se Viti i Ri gjithmonë ua ka davaritur problemet për disa çaste shqiptarëve por se këtë vit ndodhi ndryshe dhe trishtimi i studentëve i ka kapluar të gjithë.

Por ai thotë se “damka e dënimit s’do mund të vonojë për të ngërdheshurit e nginjur të kolltukëve erëkëqinj të qeverisë”.