Ballina Ekonomi / Biznes LSI: Shqiptarët përpara një katastrofe ekonomike financiare

LSI: Shqiptarët përpara një katastrofe ekonomike financiare

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili në një deklaratë nga selia e LSI, ka thënë se qeveria ka mashtruar haptasi shqiptaret për borxhin publik duke e fshehur dhe duke e paraqitur atë më të ulët.

“Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%. Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt,”- u shpreh më tej Vasili.

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se Shqipëria sot ndodhet përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme për shkak të një qeverie piramidë.

Vasili e mbylli deklaratën e tij duke e quajtur momentin kritik, prandaj dhe qëndrimi është dhe do të përvijojë të jetë radikalisht shumë më i fortë se sa kaq në ditët dhe në javët që vijnë.