Ballina Aktualitet LSI, nis firmosja e djegies së mandateve pas PD, Kryemadhi dorëzon e...

LSI, nis firmosja e djegies së mandateve pas PD, Kryemadhi dorëzon e para mandatin

Pas vendimit unanim të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për djegien e mandateve dhe pas nisjes së firmosjes së dorëheqjeve nga të gjithë deputetët e saj, edhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim nisi mbledhjen e firmave të kandidatëve për deputetë dhe deputetëve.

Ishte kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi e cila ka firmosur e para heqjen dorë nga mandati i marrë si ligjvënëse nga radhët e LSI.

Rikujtojmë se në letrën e dorëheqjes së deputetëve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë renditen dhe arsyet e këtij vendimi.