Ballina LAJME LSI, largimi i ambasadorit iranian: Veprim i vonuar

LSI, largimi i ambasadorit iranian: Veprim i vonuar

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përjashtimit të ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër, pasi dyshohet se kanë cënuar sigurinë kombëtare.

Vasili thotë se largimi i ambasadorit iranian, është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë.

“Largimi i ambasadorit iranian, ndonëse pozitiv, është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë. Duket një veprim i imponuar e jo një vullnet i qeverisë, pasi indiciet e qarta të veprimeve terroriste nuk kanë munguar edhe kohë më parë. Jemi të gjithë kundra terrorizmit dhe çdo veprim kundra tij, është një veprim jetik për konsolidimin e demokracisë. Po ashtu duhet vepruar me forcë kundër terrorizmit shtetëror,që grabit paratë te unaza e re, që mashtron për hir të vjedhjes deri në Amerikë,që i lejon hajdutët e qeverisë të rrinë në zyra dhe jo në burg,”- ka shkruajtur Vasili.