Ballina LAJME LSI, Braimllari: Ky është bosi që ka nën kontroll mafian shqiptare

LSI, Braimllari: Ky është bosi që ka nën kontroll mafian shqiptare

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Antimafias italiane. Në atë deklaratë thuhej se mafia shqiptare është fuqizuar shumë dhe se është mafia e pestë më e fuqishme në  botë.

Kurse Braimllari thekson se mafia në Shqipëri është fuqizuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama është “koka” që ka nën kontroll dhe udhëheq të gjitha bandat mafioze në Shqipëri.

Deklarata e plotë e sekretarit të përgjithshëm të LSI:

“Edi Rama e ka kthyer vendin në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik të Edi Ramës. Edi Rama përkrahu dhe frymëzoi grupet kriminale në vend duke i fuqizuar dhe forcuar jo vetëm nga ana monetare por dhe duke i siguruar suportin shtetëror. Kemi denoncuar prej kohës trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, fuqizimin e grupeve kriminale me suportin e drejtpërdrejt të Edi Ramës. Radarët të cilët monitoronin vijën bregdetare fikeshin dhe ndizeshin nga grupet kriminale me urdhër politik të Edi Ramës. Kapërcimi i sigurisë së kufijve nga grupet kriminale bëhet me urdhër të Edi Ramës i cili vendosi ish-Ministrin e tij të Brendshëm dhe gjithë Policinë e Shtetit në funksion të organizatave kriminale në vend. Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik dhe bosi që drejton trafikun është vetë Edi Rama.”