Ballina Aktualitet LSI, kryetarja Kryemadhi: Studentët demaskuan Ramën

LSI, kryetarja Kryemadhi: Studentët demaskuan Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për protestën e të rinjve.

Kryemadhi tha se protesta e studentëve i ka shkaktuar dëm të madh kryeministrit Edi Rama, teksa pretendon se studentët e kanë demaskuar dhe ia kanë nxjerrë bojën.

“Ia nxori bojën lëvizja e studentëve Edi Ramës. Po të hysh në rrjetet sociale të çdo studenti do gjesh domosdo nga një meme për Ramën. Studentët i kanë bërë një demaskim Ramës. Një kryeministër duhet të jetë një figurë autoritare dhe e pëlqyer,” – tha Kryemadhi.