Ballina Aktualitet LSI, kryetarja Kryemadhi: Projekti i “Unazës së Re” është grabitje

LSI, kryetarja Kryemadhi: Projekti i “Unazës së Re” është grabitje

Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar me banorët e “Astirit” në ditën e tyre të 17-të të protestës, të cilët preken nga ndërtimi i rrugës në Unazën e Re.

Takimi ka nisur mëngjesin e sotëm, dhe banorët i kanë përsëritur Kryemadhit kërkesën e tyre për dëmshpërblim në vlerën 100%, nga e cila, ashtu si kanë thënë edhe sot, nuk tërhiqen.

“Mos guxojnë të afrohen në banesat e qytetarëve. Projekti prek vetëm pronat e qytetarëve të thjeshtë dhe të varfër. I bëj thirrje asaj kompanisë fantazmë që të jenë të kujdesshëm, ata po shkojnë kot më kot me fëmijët e shqiptarëve. Të marrësh fëmijët në prokurori, do të thotë se Rama është frikacak,” – tha ajo duke iu referuar shoqërimeve të protestuesve në polici mbrëmjen e djeshme.

Kryemadhi tha se nuk është kundër ndërtimit të rrugëve dhe zhvillimit të vendit, por saktësoi se njerëzit duhen dëmshpërblyer 100 përqind dhe theksoi se ky projekt është çështje grabitjeje, jo zhvillimi.