Ballina Aktualitet LSI, Kryemadhi tregon telefonatën me zyrtarin e DASH

LSI, Kryemadhi tregon telefonatën me zyrtarin e DASH

Në një lidhje telefonike në studion e një emisioni televiziv, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi regoi telefonatën me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.

Kryemadhi tha se i ka sqaruar zyrtarit të DASH se pse i dogjën mandatet dhe se e ka siguruar që në protestën e sotme s’do kishte dhunë.

“Ai më sqaroi sa e rëndësishme është demokracia, që institucionet kushtetuese të funksionojnë. Unë i shpjegova pse i dogjëm mandatet. I kam thënë se Shqipëria është shndërruar në një shtet ku lulëzon krimi i organizuar, në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit dhe drogë. I shpjegova se nuk mund të qëndronim në një parlament të ngritur nga shitblerja e votës. Janë të deklaruara dhe të vulosura nga Zëri i Amerikës. I shpjegova që përgjigjet e Antimafias italiane përmendin mijëra euro që shkonin për blerje votash në Tiranë dhe Vlorë. Në fund ai më tha: Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër,” – sqaroi Kryemadhi.