Ballina LAJME LSI, Kryemadhi: Rama të shpëtojë veten ose gratë shqiptare do ta ngrenë...

LSI, Kryemadhi: Rama të shpëtojë veten ose gratë shqiptare do ta ngrenë zgupthi

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se ka ardhur koha të shpëtojë veten, ose ndryshe do ta largojnë shqiptarët atë. Kryemadhi ka renditur njerën pas tjetrës revoltat që po shpërthejnë nga çdo anë e vendit për shkak të varfërisë dhe pakënaqësisë së madhe që ka mbjellë në popull, keqqeverisja e tij.

“Ti bëjë llogaritë mirë Edi Rama, se nuk ka prind që t’i lërë fëmijët e tij në rrugë pse i do qejfi Edi Ramës. Rama o të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij, ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi jo burrat, po gratë se e kanë ndarë mendjen e tyre për të jetuar në Shqipëri dhe dhënë të ardhme Shqipërisë,” -tha Kryemadhi.