Ballina Aktualitet LSI, Kryemadhi: Kjo qeveri po poshtëron qytetarët e saj dhe favorizon oligarkët

LSI, Kryemadhi: Kjo qeveri po poshtëron qytetarët e saj dhe favorizon oligarkët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI në Mallakastër, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos braktisin studentët.

Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen që të gjithë të harrojnë kartat e anëtarësisë dhe të luftojnë për flamurin kombëtar të marrë peng nga krimi.

Kryemadhi tha se abuzimet e qeverisë vetëm sa shtohen, ndërsa shqiptarët janë më të varfër.

Teksa argumentoi thjeshtësisht dhe me fakte mënyrën se si ky ligj favorizon oligarkët dhe ngarkon me taksa qytetarët e thjesht, Kryemadhi tha se ky ligj është shembulli më i qartë i klientelizimit dhe mënyrës se si qeveria poshtëron qytetarët e saj. “Këtu është absurditeti, këtu është edhe revolta, këtu ndihet edhe ajo ndjenja e poshtërimit që një qeveri bën ndaj qytetarëve të saj,” – tha Kryemadhi.