Ballina Aktualitet LSI, Kryemadhi: Jemi njerëz, kryeministri rrugaç

LSI, Kryemadhi: Jemi njerëz, kryeministri rrugaç

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar mbi situatën e tensionuar që ndodhi pak më parë në Kuvend, duke mbrojtur deputetin Edi Paloka e duke shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama.

“Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një deficencë mendore,” – deklaroi Kryemadhi.

Ajo gjithashtu theksoi se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore.

“Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike të çdo drejtuesit që ka një post shtetëror që nuk përfaqëson veten e tij por qytetarët,” – shtoi ndër të tjera kryetarja e LSI.