Ballina Politikë LSI, Kryemadhi: Brukseli ka gabuar me strategjinë për Shqipërinë

LSI, Kryemadhi: Brukseli ka gabuar me strategjinë për Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Eurokomisionerit Johannes Hanh gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë një prononcimi për mediat Kryemadhi tha se Brukseli ka gabuar rëndë me strategjinë e ndjekur për Shqipërinë dhe se ndihet e indinjuar për sjelljen e ndërkombëtarëve, e se do donte shumë të ishte thjesht një naivitet politik dhe jo i stimuluar nga qeverisja shqiptare.

“Mendoj që Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë më strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Ne kemi një vend, i cili aspiron dhe dëshiron pafundësisht për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ajo çka të bën më shumë përshtypje dhe që ndihesh me të vërtetë shumë e indinjuar për shkak të naivitetit që vjen ndonjëherë nga institucionet ndërkombëtare që do të dëshiroja të ishte thjesht një naivitet politik, sesa do të dëshiroja të ishte e vërtetë që mund të ishte një naivitet i stimuluar nga qeverisja shqiptare,”- theksoi ajo.