Ballina Aktualitet LSI, Kryemadhi: 16 shkurti, protestë popullore, jo partiake

LSI, Kryemadhi: 16 shkurti, protestë popullore, jo partiake

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi bëri sot një takim me strukturat e partisë në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, Rama bëri shumë premtime të shumta dhe asnjërin nga ato nuk e mbajti. Gjithashtu kryetarja përmendi edhe protestën e rëndësishme të 16 shkurtit, ku theksoi se nuk është një protestë politike, por është protesta ku shqiptarët do dalin sepse nuk kanë më shpresë.

“U premtuan 300.000 vende pune të cilat nuk i mbajti dhe bëri që sot të jemi vendi i parë azilkuërkues në Evropë. Taksat e bizneseve u rritën, pensionet u ulën dhe kjo e ka varfëruar vendin,” – shtoi ndër të tjera kryetarja e LSI.