Ballina Aktualitet LSI, kreu Vasili: Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve

LSI, kreu Vasili: Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook për shembjen e shtëpive të qytetarëve në vend.

Vasili u shpreh se në një kohë që në Itali po shemben shtëpitë e mafiozëve, në Shqipëri po shemben shtëpitë e qytetarëve.

“Salvini shemb shtepite e mafiozeve,Rama të qytetarëve. Në Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz shumë të njohur dhe të rrezikshem “Casamonica”. Ndërsa në Tiranë qeveria “Casamonica ” e Edi Ramës përkundrazi prish shtëpite e qytetarëve,se mafiozëve ju rruan bishtin,” – u shpreh Vasili.