Ballina Aktualitet LSI, kreu Vasili: Rama grabit miliona dhe u kërkon para studentëve

LSI, kreu Vasili: Rama grabit miliona dhe u kërkon para studentëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama grabit miliona me koncesione dhe u kërkon para studenteve.

Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar protestës së studenteve kundër tarifës për provimet e mbartura, Vasili thotë se shpjegimet idiote dhe të liga të shkollëpakut duhen përbuzur.

“Kryeministri grabit miliona me koncesione dhe u kërkon para studenteve.

Mos i besoni asnjë fjalë këtij kryeministri shkollëpak, që urren universitetin,shkencën, kërkimin shkencor dhe dijen në tërësi.

Ky grabit në mënyrë të pangopur 24 milion euro për km rrugë te Unaza e Re si të ishte rrugë prej floriri dhe u rjep paratë e u kërkon gjakun studentëve.

Turp e faqe e zezë e këtij që plaçkit studentët por edhe e kujtdo, që hesht ndërsa sheh që studentët i plackitën nga kusaret e qeverisë.

Shpjegimet idiote dhe të liga te shkollëpakut duhen përbuzur,refuzuar e shkelur me këmbë,” – është shprehur Vasili.