Ballina Aktualitet LSI, kreu Vasili: Prokuroria e vdekur, t’i bllokohet pasaporta Ramës

LSI, kreu Vasili: Prokuroria e vdekur, t’i bllokohet pasaporta Ramës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke u ndalur tek tenderi i “Unazës së Re” tha se Prokuroria është bërë njësh me hajdutët e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se Prokuroria në vend që të niste hetimet me kohë për këtë projekt, ajo siç shton ai ka zgjedhur të heshtë duke iu dhënë kohë  hajdutëve të fshehin provat.

Sipas Vasilit, prokuroria duhet t’iu bllokojë pasaportat kryeministrit Rama, Gjiknurit dhe Afrim Qendros, para se të ikin siç bëri ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Prokuroria njësh me hajdutët e qeverisë,pse nuk i bllokon pasaportat Ramës,Gjiknurit dhe Qendros. E padëgjuar!!!

Pas fakteve të tmerrshme për fallsifikim dokumentash hajdutët e qeverisë pranojnë që kanë vjedhur hapur në mes të sheshit tenderin te Unaza e Re dhe e pezullojne tenderin. Prokuroria më e inkriminuar në botë në vend të çonte menjëherë pas hekurave hajdutët e qeverisë, heshti për një kohë të gjatë dhe u krijoi kohën, hapësiren, mundësite që të fshehin provat. Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Ramës,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret që të ikin si Gruevski.

Kjo prokurori ka vdekur.Kjo prokurori ka zgjedhur të jetë me kusarët e qeverisë dhe kundër ligjit dhe popullit të vet. Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbështeë dhe ta fshehë krimin dhe jo ta luftojë atë. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet të pashmangshëm, që është si i ai kriminelëve dhe shkelësve të ligjit,pra dënimi i rreptë dhe pa asnjë tolerim,” – shkruan Vasili.