Ballina Aktualitet LSI, kreu Vasili: Helsinki foli, vettingu edhe me standarde të dyfishta

LSI, kreu Vasili: Helsinki foli, vettingu edhe me standarde të dyfishta

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i theksoi se shpesh janë lënë mënjanë dy elementë thelbësorë të integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve, që janë vlerësimi i figurës dhe ai profesional. Për Vasilin, një vetting i tillë është antiveting.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili ka deklaruar se vettingu me standarde të dyfishta është antiveting dhe se Helsinki foli.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit flet qartë, që vettingu ka vepruar edhe me standarde të dyfishta. Shpesh vlerësimi ka qenë i gjymtuar e i bazuar vetëm te kontrolli i pasurisë. Shpesh janë lënë mënjanë dy elementë thelbësorë të integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve, që janë vlerësimi i figurës dhe ai profesional. Një vetting i tillë është antiveting. Lexojeni vetë qëndrimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

“Megjithatë, vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së,” – shprehet Vasili.