Ballina Aktualitet LSI, kreu Vasili: 40 përqind e shqiptarëve në varfëri të thellë

LSI, kreu Vasili: 40 përqind e shqiptarëve në varfëri të thellë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkruan se 40% e shqiptarëve janë në varfëri të rëndë, ndërsa më tej shprehet duke akuzuar se qeveria sipas tij, është e dhembshur ndaj oligarkëve.

Reagimi i plotë i Vasilit: 

40%  e shqiptareve në varfëri të rënde, qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh. Asgjë tjetër më qartë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë një qeveri për njerëzit. Varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në 40%  të  popullsisë. Qeveria është nën akuzë nga varfëria dhe nga qytetarët të cilët e vuajnë në mënyrë të tmerrshme atë. Shifrat që Banka Botërore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rëndonte mbi të. Qeveria e dhembshur ndaj oligarkëve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfrit është e egër, e shurdhër dhe e pandjeshme. Faktet janë këto: “Në Shqipëri 1,1 përqind e popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë. Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nën edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”. Ndaj koha për të reaguar është sot sepse qeveria barkplotë nuk do të dije asfare për popullin barkbosh.