Ballina Aktualitet LSI, deputetja Mehmetaj: Rama përçan qytetarët dhe fut provokatorë në protesta

LSI, deputetja Mehmetaj: Rama përçan qytetarët dhe fut provokatorë në protesta

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj në një deklaratë për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se ka në plan përçarjen e qytetarëve.

Në emër të LSI-së Mehmetaj tha se Rama pavarësisht se u premtoi atyre legalizime, me këtë projekt do të fitojë miliona euro dhe theksoi se në protestat e këtyre banorëve janë futur edhe persona provokatorë, për të sjellë incidente.

“Sapo kthehemi nga protesta e radhës e zhvilluar nga banorët e zonës së Unazës së Re, sot në ditën e 20-të të saj. Ndjejmë dhimbje për të gjithë situatën e rënduar që është krijuar ndërmjet banorëve të asaj zone ku një pjesë e madhe e tyre kanë provuar tmerrin e dhunës dhe një pjesë tjetër dergjen birucave vetëm e vetëm, sepse po protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre. Edhe njëherë duam të denoncojmë të gjithë aktet e dhunës që janë zhvilluar ndaj banorëve me urdhër të Edi Ramës apo provokimet e vazhdueshme për ta gjeneruar protestën e tyre legjitime në dhunë dhe konflikt,” – u shpreh ajo.