Ballina Aktualitet LSI, deputetja Gjosha: Çfarë fshihet pas zhvlerësimit të Euros në Shqipëri

LSI, deputetja Gjosha: Çfarë fshihet pas zhvlerësimit të Euros në Shqipëri

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shkruan se pas gjendjes kritike të Euros në vendin tonë, fshihen paratë e pista.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Gjosha shton se është shqetësuese fakti që kjo monedhë ka humbur 10% të vlerës në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera të Evropës ka shfaqur qëndrueshmëri dhe se ky fenomen prek jo vetëm qytetarë, por edhe biznese.

“Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!
Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.
Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!
E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!” – shkruan Gjosha.