Ballina LAJME LSI, deputeti Braimllari: Rama, një kryeministër hajdut, duhet të ishte në burg

LSI, deputeti Braimllari: Rama, një kryeministër hajdut, duhet të ishte në burg

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka kërkuar burgosjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postim i në Facebook, deputeti Braimllari shkruan se projekti i Unazës së Re është një projekt i hartuar për të vjedhur 20 milionë euro në kurriz të shqiptarëve.

“Edi Rama, një kryeministër hajdut, duhet të ishte në burg. Edi Rama është mësuar vetëm të vjedhi dhe të rrjepi qytetarët. Goditja që i kanë dhënë banorët e Unazës së Re e ka çoroditur sepse e kanë nxjerrë zbuluar, – shkruan deputeti Braimllari në Facebook. – Projekti i Edi Ramës është një projekt hajdut. Ai, nëpërmjet kompanive off-shore vodhi 20 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Për Edi Ramën nuk kanë rëndësi qytetarët dhe pronat e tyre, ai kërkon vetëm të mbushi xhepat e tij në kurriz të shqiptarëve. Sot ky kryeministër hajdut duhet të mbylli gojën pasi duhet të ishte në burg sepse ka vjedhur hapur qytetarët.”