Ballina Politikë LSI, Braimllari: Shqipëria ndodhet në një moment kritik

LSI, Braimllari: Shqipëria ndodhet në një moment kritik

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik.

Braimllari gjithashtu nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Rama, duke thënë se ai po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar. Ndërkohë i bëri disa pyetje publike Ramës, për kërcënimet që kryeministri ka marrë nga Arben Ndoka, Dako apo dhe Tahiri.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ligji dhe Kushtetuta e vendit janë marrë nëpër këmbë. Gjithçka në funksion të një kryeministri duke i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Sot po i drejtohem publikisht kryeministrit për këto pyetje, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria. Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”- u shpreh më tej Braimllari gjatë konferencës.