Ballina Aktualitet LSI, Braimllari: Rama të mbajë larg provokatorët më 16 shkurt

LSI, Braimllari: Rama të mbajë larg provokatorët më 16 shkurt

Gjatë një dalje për mediat ditën e sotme, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka komentuar mbarëvajtjen e protestës së 16 shkurtit, e cila është organizuar nga opozita e bashkuar.

Përmes një apeli ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama të mbajë larg protestës provokatorët.

“Nuk ka për detyrë të bëjë politikë. Policia e shtetit të respektojë rendin dhe sigurinë politike dhe mos t’i shërbejë politikës. Ende janë në kërkim 3 drejtues të lartë të policisë së shtetit, të cilët ishin bërë njësh me krimin. Paralajmërojmë Edi Ramën të mbajnë larg provokatorët nga protesta e ditës së shtunë. I vetmi person që kërkon të destabilizojë vendin është Edi Rama,” – tha ai.