Ballina KULTURË Lorik Cana tashmë edhe në botën e kinemasë

Lorik Cana tashmë edhe në botën e kinemasë

Lorik Cana mund t’i mungojë fushës së gjelbër, por jo kinemasë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”, i cili pritet të pushtojë mediat botërore. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im, Andi Decka që më bindi para 2 viteve, rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ke dalë Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur,” – ka shkruar Cana në Instagram.